Playboy publikon fotot nudo të Madonnas (Foto, +16)

Fotografitë lakuriqe të Madonnas të bëra në vitin 1979 (kur ajo ishte 21 vjeçare) do të publikohen për herë të parë nga Playboy, edhe atë numrin e majit të këtij viti.

ShowBiz

13/04/2015 09:00

Këngëtarja ka pozuar para aparatit të fotografit Martin H.M. Schreiber, në kohën kur akoma nuk ishte bërë Mbretëreshë e muzikës pop, ndërsa fotografitë bardhezi do të përfshihen në librin e Schreiber, “A Retrospective 1966-2014”.

Edhe revista Cosmopolitan do ta ketë Madonnan në ballinën e vet në muajin maj, në të cilën ajo ka folur për seksualitetin. transmeton telegrafi.com

“Qëkur e kam filluar karrierën, ka pasur njerëz që ma bënin të vështirë, sepse nuk mund ta imagjinonin se mund të jesh seksuale ose të kesh seksualitet ose sensualitet në punën që bën dhe në të njëjtën kohë të jesh inteligjente. Për mua, lufta asnjëherë nuk ka mbaruar”, ka thënë Madonna për këtë temë.

mad1a

mad

mad2