Haxhiu: Do të qëndrojmë bashkë deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Haxhiu ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe se, sipas saj, kjo e vërtetë…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kuvendi sot ka shprehur një qëndrim të përbashkët lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Haxhiu ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe pavarësi dhe se, sipas saj, kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet nga një aktgjykim.
“Lufta e popullit tonë për liri dhe pavarësi, përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte një luftë e drejtë. Kjo e vërtetë nuk zhbëhet me asnjë aktgjykim”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë të bashkuara përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike.
“Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të veprojnë të bashkuara, përmes një strategjie të përbashkët juridike dhe diplomatike, për të mbrojtur të vërtetën”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka theksuar se procesi gjyqësor vazhdon përmes apelit dhe se institucionet do të qëndrojnë të bashkuara gjatë këtij procesi.
“Rruga drejt drejtësisë vazhdon përmes procesit të apelit. Ne do të qëndrojmë bashkë në këtë betejë, deri në lirimin e plotë të ish-krerëve të UÇK-së”, ka shkruar Haxhiu.