Platforma që po e përdor MASHTI për mësim paditet për ndarje të të dhënave personale të përdoruesve

Platforma video-komunikuese Zoom është duke u paditur për ndarjen e të dhënave personale të miliona përdoruesve të saj me Facebook.

Auto & Tek

02/04/2020 21:57

Padija, e paraqitur në Kaliforni të hënën, pohon se pavarësisht faktit se kompania shquhet për ruajtjen e privatësisë të përdoruesve të saj ’, Zoom përfshiu kodimin në aplikacionin Zoom që lejonte ndarjen e padeklaruar të informacionit personal me Facebook-un dhe palët e treta, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Platforma video-konferencë është propozuar për shfryëzim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për mësim online për shkollat e mesme, në periudhën e pandemisë.

Padia, e siguruar nga DailyMail, thotë se informacioni ndahet kur një përdorues instalon aplikacionin Zoom dhe e hapë atë.

Ky informacion përfshin llojin dhe versionin e sistemit operativ mobil të përdoruesit, zonën e kohës së pajisjes, modelin dhe identifikuesin unik të reklamave që lejon kompanitë të targetojnë përdoruesin me reklama specifike.

Padia është e para nga dy ankesat ligjore që pretendojnë për shkeljen e të dhënave. DailyMail.com ka mësuar për një proces gjyqësor të dytë të paraqitur të martën nga një banor i Florida, i cili deklaroi se ai kurrë nuk do të përdorte më platformën, pasi po ia shpërndante të dhënat personale.

Përdorimi i platformës dhe aplikacionit jashtëzakonisht popullor për video-konferenca është rritur shumë pasi miliona njerëz po punojnë nga shtëpia dhe po qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen gjatë krizës globale COVID-19. /Lajmi.net/