Plasin shakatë me kufjet dixhitale të iPhone 7 (FOTO)
Pas disa muajsh pritje, kompania Apple, ka zbuluar më në fund iPhone 7 ku së fundi kanë goditur me kufjet e tyre kontraverze.

Fun
Duke mos u pajtuar tashmë me faktin për një palë dëgjuese të tilla duke i konsideruar mjaft të vështira për dëgjim, përdoruesit dhe adhuruesit e iPhone 7, kanë filluar të bëjnë shaka.
Reagime të ndryshme ka pasur në rrjetin social Twitter, duke u tallur madje edhe me çmimin dhe mënyrën e karikimit të kufjeve të iPhone 7, të cilat janë ‘’Airbuds’’, njofton Klan Kosova.
Meqenëse kufjet në fjalë nuk kanë ndonjë kabllo ngjitëse të cilat do ta bënin më të lehtë përdorimin e tyre, ato tashmë po konsiderohet ‘ ekstremisht të shtrenjta e shumë për t’i humbur shumë lehtë’’
Ky përdorues ka thënë që iPhone 7 më mirë të vinte me një aplikacion ”Më gjej kufjet e mia”.
Ai momenti kur ju bie njëra nga dëgjueset!
Kjo vajzë tashmë kufjet në fjalë i konsideron të humbura!
Duke u bazuar se dizajnuesit e iPhone 7 kanë larguar kabllot në kufjet ‘’Airbuds’’, dikush tjetër zgjodhi që të publikojë një koncept imagjinar se si mund të jetë iPhone 8 tashmë!
Ai siç shihet në fotografi, iPhone 8 nuk do të ketë ekran si të tjerët, nuk do të ketë butonin ‘’Home’’, e as kamera!
Ndërkaq dikush tjetër tha se këto kufje dixhitale, duken sikur të fusësh brushën elektrike në veshët tuaj!