Plani i La Ligas për të përfunduar sezonin – ndeshjet luhen çdo 48 orë

La Liga ka bërë planin për të përfunduar sezonin siç ka kërkuar UEFA, me 30 qershor, në të njëjtën ditë edhe kur përfundojnë kontratat e disa lojtarëve.

Sport

20/03/2020 08:32

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, për Mundo Deportivo ka sqaruar planin për vazhdimin e sezonit, që synon të rinisë më 16 prill, si afatin e fundit për të përfunduar sezonin, me katër ndeshje që do të luhen në çdo 10 ditë.

Në këtë kalendar, i cili do të jetë në përputhje me atë të UEFA-s për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, skuadrave si Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid, do t’iu duhet të luajnë më shumë ndeshje.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen ditëve të shtuna, dhe në të njëjtën ditë do të luhen edhe ndeshjet e ligës.

Skuadrat që janë të angazhuara në Ligën e Kampionëve, si Barcelona, Atletico Madrid dhe Real Madrid, do të luajnë të hënën ndeshjen e mbetur.

Orari është shumë i ngushtë, do të luhet çdo 48 orë, që është kufiri i përcaktuar nga rregulloret për pushim./Lajmi.net/