Plani i Barcës për Ansu Fati – lojtari nuk do të startojë asnjë ndeshje këtë sezon
Barcelona ka një plan interesant për spanjollin e ri, Ansu Fati.

Sport
Sulmuesi premtues i Barcelonës, Ansu Fati nuk pritet të startojë në asnjë prej katër ndeshjeve të mbetura të Barcelonës, përcjell lajmi.net.
Plani është që lojtari të luajë nga 15-20 minuta për secilën ndeshje – përfshirë ato ndaj Betis dhe Celta.
Nëse nuk ka ndonjë telashe në dy ndeshjet e radhës, ai mund të aktivizohet për 30 minuta ndaj Getafe.
Ansu Fati u kthye mbrëmë në fushën e blertë në fitoren ndaj Mallorca, pas një mungese më të gjatë. /Lajmi.net/