Plagosje me armë zjarri në Prizren, arrestohet i dyshuari – policia konfiskon pistoletë dhe fishekë

Të shtunën në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, njësitet policore arrestuan një person mashkull nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një viktime mashkull kosovar. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja e tij është…

Lajme

31/08/2025 09:25

Të shtunën në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, njësitet policore arrestuan një person mashkull nën dyshimin se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një viktime mashkull kosovar.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, transmeton lajmi.net

Në vendin e ngjarjes, policia konfiskoi një pistoletë të tipit Zoraki, tetë fishekë dhe një gëzhojë si prova materiale.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Hetimet për rastin vazhdojnë./lajmi.net/