Plagosje me armë zjarri në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuarve

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot rreth orës 09:55 në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se Policia është njoftuar për rastin dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.…

Lajme

11/01/2026 10:49

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri sot rreth orës 09:55 në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se Policia është njoftuar për rastin dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, personi i plagosur fillimisht është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës, përsoni i plagosor është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë”, ka deklaruar Rugova.

Ndërkohë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. /Lajmi.net/