Plagoset një person nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në Pejë, arrestohet i dyshuari
Një person është plagosur me armë zjarri, sot në mëngjes në një lokal në rrugën “Alia Izetbegoviq” në Vitomiricë. Rastin e ka bërë të ditur për lajmi.net Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, atje ku po merr trajtim. Ndërsa menjëherë është…
Lajme
Një person është plagosur me armë zjarri, sot në mëngjes në një lokal në rrugën “Alia Izetbegoviq” në Vitomiricë.
Rastin e ka bërë të ditur për lajmi.net Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, atje ku po merr trajtim.
Ndërsa menjëherë është arrestuar edhe i dyshuari për këtë rast.
R.K, i lindur më 1989 është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.
Të njëjtit po ashtu i është gjetur dhe sekuestruar edhe arma e zjarrit e cila dyshohet se është përdorur në rast.