Plagoset një person në Suharekë me armë zjarri, policia tregon detajet

Sot gjatë ditës në Suharekë, në fshatin Popolan, është raportuar se një person është plagosur me armë zjarri. Për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi. “Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person…

Lajme

12/07/2024 19:33

Sot gjatë ditës në Suharekë, në fshatin Popolan, është raportuar se një person është plagosur me armë zjarri.

Për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi.

“Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit. Të gjitha njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë ekzaminimit të vend ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.”

Gashi tutje shton se i dyshuari që plagosi personin, është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdher te Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu eshte caktuar masa e ndalimit per 48 ore.Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit” tha Gashi.” /Lajmi.net/