“Plaga e Gyrbetqarit” publikohet nga Malësori (Video)
Këngëtari Malësori lansoi projektin e tij më të ri dedikuar mërgimtarëve, këngë të cilën e shoqëroi me klip.
ShowBiz
“Plaga e Gyrbetqarit” është këngë me tekst dhe muzikë nga Ilir Berani, ndërsa për orkestrim është kujdesur Ardian Kastrati, shkruan lajmi.net.
Për videon e këngës është kujdesur MProduction, videoklipi i të cilës iu përshtatet këngës së gurbetqarëve.
Malësori njihet për disa këngë, në shumë prej tyre i këndon malësisë, kurse si këngë më e suksesshme e tij njihet “Kthehuni”. /Lajmi.net/