Pjanic, te Barca, PSG ose Chelsea

Miralem Pjanic është i vendosur për t’u larguar nga Juventus si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi, por raportohet se ka bisedime me Barcelonën, PSG dhe Chelsea.

Sport

14/05/2020 07:54

Sipas ekspertit të transferimit në Itali, Gianluca Di Marzio, koha e reprezentuesi të Bosnjës në Torino ka mbaruar, pasi ai nuk bën pjesë në skemat e trajnerit Maurizio Sarri, përcjell lajmi.net.

Destinacioni i tij mbetet edhe i paqartë, pasi në tavolinë janë disa mundësi.

Zgjedhja e parë do të ishte Barcelona, pasi raportohet se tashmë lojtari ka një marrëveshje me skuadrën katalane. Problemi qëndron se Arthur Melo po refuzon të largohet nga ‘Camp Nou’, duke e vënë në rrezik gjithë transferimin.

Dy opsionet tjera PSG dhe Chelsea.

Edhe me këta të fundit mund të ketë një marrëveshje shkëmbimi, ku në drejtim të Juventusit do të shkonte Jorginho, mesfushori i Chelsea që pëlqehet shumë nga Sarri./Lajmi.net/