Në oborrin e Ambasadës amerikane mbillet një pemë në nderim të ambasadores Kaidanow
Në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve është mbjellë sot një pemë për të nderuar ambasadoren e parë të SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Për këtë ka njoftuar ambasadori amerikan në Kosovë përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net. “Sot iu bashkova Ndihmës Sekretarit të Shtetit O’Brien…

Lajme
Në oborrin e Ambasadës së SHBA-ve është mbjellë sot një pemë për të nderuar ambasadoren e parë të SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë.
Për këtë ka njoftuar ambasadori amerikan në Kosovë përmes një postimi në “X”, shkruan lajmi.net.
“Sot iu bashkova Ndihmës Sekretarit të Shtetit O’Brien dhe komunitetit të Ambasadës së SHBA-së Prishtina në një ceremoni dedikimi dhe mbjelljeje peme në kujtim të ambasadores Tina S. Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Hovenier. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:
Today, I joined @StateEUR Assistant Secretary O’Brien and the @USEmbPristina community at a dedication and tree planting ceremony in memory of Ambassador Tina S. Kaidanow, the first U.S. Ambassador to Kosovo. This tree will stand as a symbol of her legacy, reminding us of her… pic.twitter.com/qpV09dUzqX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 21, 2024