Pjanic kërkon rikthimin në Seria A, Juve dhe Inter në garë

Mesfushori Miralem Pjanic dëshiron rikthimin në Itali me Juventus ose Inter të interesuar, ngase është i 'dëshpëruar' të largohet nga Barcelona.

Sport

03/06/2021 08:37

31-vjeçari iu bashkua Barcelonës verën e kaluar në marrëveshje prej 60 milionë eurove me Arthur Melon në shkëmbim, transmeton lajmi.net.

Ai ka bërë 30 paraqitje për blaugranasit, por është duke qëndruar në stol që nga arritja e Ronald Koemanit.

Me lajmet se Koeman do vazhdojë për një tjetër sezon, Catalunya Radio është i sigurt se Pjanic do dëshirojë largimin.

Rikthimi në Seria A shihet më i mundshmi, në formë huazimi ose shkëmbim.

Juve do ta mirëpres me rikthimin e Max Allegrit, por edhe Inter është në garë./Lajmi.net/