Pistorius ecën në gjykatë pa proteza (Foto/Video)

Fituesi i medaljes së artë paraolimpike, Oscar Pistorius, ka ecur nëpër gjykatë pa proteza e këmbëve.

Bota

15/06/2016 14:58

Pistorius është duke u gjykuar për vrasjen e të dashurës së tij. Ai pretendon se e ka vrarë aksidentalisht, ndërkaq prokuroria kërkon dënim deri në 15 vjet burg, shkruan ‘theguardian’, transmeton lajmi.net

Pistorius ecën nëpër gjykatë me këmbët e tij të përgjysmuara, pa përdorur fare protezat.

Këtë e bëri në ditën e tretë të seancës dëgjimore dhe të fundit për të demonstruar ecjen pa proteza, ku po akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Steenkamp. /lajmi.net