Pirlo: Ronaldo ka nevojë për pushim, Morata i gatshëm

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur para ndeshjes me Lazion në një konferencë për shtypin.

Sport

05/03/2021 17:36

Andrea Pirlo ka folur për gjendjen e skuadrës para ndeshjes derbi ndaj Lazios, transmeton lajmi.net.

Ai theksoi se shpreson që lojtarët e lënduar të rikthehen por se “Bianconerët” duhet të presin për vlerësimet e stafit mjekësor.

“Nëse Cristiano Ronaldo do të kishte nevojë për pushim? Po, kur luan kaq shumë ndeshje, do të shërbente për të mirë”, tha ai.

“Por jemi në kontakt dhe do të shtrëngojë dhëmbët, jep gjithmonë më të mirën dhe e ka demonstruar në fund të fundit”, tha Pirlo.

“Për de Ligt do të shohim nesër se si do jetë. Bonucci ka marrë pjesë në stërvitje por vjen nga një periudhë që ishte jo-aktiv, do të shohim për të. Morata është mirë dhe është në dispozicion”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/