Pirlo: E ardhmja ime nuk varet nga ndeshja me Bolognan

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur para ndeshjes me Bolognan.

Sport

23/05/2021 08:28

Juventusit i duhet fitore e domosdoshme dhe shpresë që Napoli ose Milani të gabojnë në mënyrë që të sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Këtë duhet ta bëjnë ndaj Bolognas, e cila këtë sezon ka treguar që mund të shkaktojë probleme çdo skuadre.

Pirlo u pyet për të ardhmen e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes, ku italiani refuzoi të lidhë të ardhmen e tij me këtë ndeshje.

“Skuadra është rikuperuar mirë nga ndeshja e së mërkurës, sepse fitoret të lejojnë të rikuperohesh më mirë. Ka ende adrenalinë në futbolistët tanë, Bologna është një skuadër e fortë që luan mirë dhe krijon raste shumë, me lojtarë të mirë dhe të rinj”, tha ai.

“Do të jetë e vështirë sepse jemi mysafirë, sepse ne duhet të sulmojmë e të shënojmë. Duhet të luajmë deri në vdekje, ne e pamë se si Crotone dhe Cagliari kanë luajtur në ndeshjet e fundit”, shtoi ai.

“Ne besojmë në kualifikim në Ligën e Kampionëve shumë, ishim të vdekur pas ndeshjes me Milanin, ndërsa na kanë dhënë mundësinë të rizgjohemi dhe e kemi bërë. Tani duhet të menodjmë për vetën tonë dhe të bëjmë një paraqitje të madhe për të fituar”, tha Pirlo.

“Ne duhet të fitojmë e të shpresojmë deri në fund. Këto fjalët e radios dhe të telefonave nuk janë problem për ne, ne duhet vetëm të fitojmë”, shtoi ai.

Pirlo foli edhe një herë për të ardhmen e tij.

“Kam thënë që do të rrija sepse kjo punë më pëlqen dhe është normale që dua të qëndroj. Më pëlqen adrenalina dhe pasioni. Rezultatet sigurisht që më kanë brengosur këtë sezon, sepse nuk i kemi arritur objektivat. Nuk besoj që klubi do të vendos në bazë të ndeshjes së fundit, mendoj se ata kanë një ide sesi ka shkuar deri tani dhe do të bëjnë zgjdhjen”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/