Pirja e kafesë nuk ua ndalon gjumin: Alkooli dhe nikotina janë ato që ju mbajnë zgjuar

Nëse jeni të shqetësuar për të fjetur mirë, bëni mirë të pini një ekspreso sesa alkool.

Lifestyle

07/08/2019 13:04

Kjo duke u bazuar në një studim që na ka befasuar i cili ka gjetur se pirja e alkoolit 4 orë para gjumit ka më shumë gjasa  të ju lë pa gjumë sesa kafeina.

Nikotina- në çfarë do lloji që e merrni ishte edhe më shumë e lidhur me pagjumësinë , sidomos nëse keni konsumuar gjatë ditës, raporton “Daily Mail”.

Sa i përket kafesë, studiuesit e Universitetit të Floridës, Hardvard, kanë gjetur se nuk egziston asnjë lidhje midis kafesë dhe pagjumësisë, transmeton lajmi.net

Ky studim i cili përfshiu 785 pjesëmarrës për 14 vjet, të cilët vuajnë në mënyrë disproporcionale nga pagjumësia dhe çrregullime të tjera, krahasuar me të tjerët, dhe me të tjerë të cilët nuk kanë pasur probleme me gjumë.

Hulumtuesit arritën të i gjejnë këto lidhje të cilat i përmendëm më lart, dhe më e rëndësishmja është që kafeja nuk ju lë pa gjumë. /Lajmi.net/