Pikturat e Hardh Fest-it shiten për bamirësi, interesim i madh (Foto)

Festivali “Hardh Fest”, i mbajtur më 5 e 6 shtator në Rahovec, mes tjerash ka pasur edhe Koloninë e Artistëve.

ShowBiz

20/09/2015 14:24

Në këtë koloni, kanë marrë pjesë artistë nga e gjithë Evropa, kurse këtë vit, vendimi ishte që pikturat e festivalit të vendosen në shitje, kurse paratë e mbledhura të jepen për një vajzë 11 vjeçare nga Rahoveci, e cila është e diagnostifikuar me leukemi.

“Kur nuk janë bërë akoma 48 orë nga publikimi i pikturave dhe çmimeve të tyre, kemi shitur 7 piktura”, deklaroi për lajmi.net Drejtori i Kolonisë së Artistëve në Hardh Fest, Fehmi Hoxha.

“Ky numër është i kënaqshëm dhe ne presim akoma më shumë shitje ditëve në vijim”, shtoi ai.

Hoxha zbuloi se, ashtu siç pritej, të gjitha fondet e fituara nga shitja e këtyre pikturave do të shkojnë për 11-vjeçaren Semra Bugari, e diagnostifikuar me leukemi. (lajmi.net)