Pijetorja që nuk po lejon të hyjnë burrat që veshin trenerka e këpucë pa çorape
Stafi i menaxhmentit të një pijetore në Britani të Madhe kanë marrë vendim që të mos iu shërbejnë konsumatorëve burra që veshin trenerka apo këpucë pa çorape, në tentim që të ngrisë nivelin e dijes përbrenda kafiterisë së tyre.
Fun
Pijetorja ‘The Dreadnought Pub’ në Leith të Anglisë po ndalon të hynë e të marrin shërbime burrat që shfaqin kyçet e këmbës dhe që i vënë pantallonat më poshtë se brezi, njofton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Menaxhmenti thotë se ata kanë ndërmarrë hapin drastik pasi që disa standarde të klientëve kanë rënë dhe madje iu kanë vënë shenja nëpër dritare të pijetores se duhen kritere të reja të pranimit të konsumatorëve.
Muajin e kaluar e njëjta pijetore kishte ndërmarrë një iniciativë kreative “anti-vjedhje”. Ata tentonit të ngrisnin vetëdijen nëpërmjet sloganeve qesharake të vendosura në syzet e stafit. /Lajmi.net/
