Pije e muzikë në “parajsën” e luleve të shndërruar nga Agrocoop- Gruaja nga Amerika flet shqipen “ujë”, thotë s’e ne nuk e dimë çfarë pasurie ka Kosova

Lulishtja Agrocoop në Shtime, për të pestën herë organizon një event të veçantë. Në ambientin e këndshëm të lulishtes, shoqëroheshin edhe energjia e mirë e njerëzve, pijet, muzika e vallëzimi. Po ashtu, gazetarja e lajmi.net aty e takoj edhe një person tjetër që ndau me të një storie të këndshme të jetës së saj dhe…

Lajme

19/10/2024 21:44

Lulishtja Agrocoop në Shtime, për të pestën herë organizon një event të veçantë.

Në ambientin e këndshëm të lulishtes, shoqëroheshin edhe energjia e mirë e njerëzve, pijet, muzika e vallëzimi.

Po ashtu, gazetarja e lajmi.net aty e takoj edhe një person tjetër që ndau me të një storie të këndshme të jetës së saj dhe këndvështrimin mbi jetën në Kosovë.

Bëhet fjalë për një zonjë nga Amerika që jeton tash e disa kohë në Prishtinë, e që e flet gjuhën thuajse sikur të jetë e rritur në Kosovë.

Antropologia nga Kalifornia thotë se para kohës së luftës ka jetuar tetë vite në një fshat të vendit, e para disa muajsh mori vendimin të kthehet e të jetojë përgjithmonë.

Ajo flet për përshtypjen e veçantë që ka mbi jetesën, zakonet, kulturat e energjinë e mirë të njerëzve siç thotë ajo, duke shtuar se njerëzit në Kosovë nuk janë të vetëdijshëm se çfarë të mira ka Kosova./Lajmi.net