‘Picameni’ shqiptar kërkon famë
Mikel Dusi është një ‘pica-men’ nga Ozone Park, ndërsa shpreson që të bëhet ylli i ardhshëm i zanatit që e kryen. “Mikey Boy” është një piceri e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mikeli, një shqiptar që jeton në SHBA, është duke u munduar ta realizojë një film të metrazhit të gjatë, i cili…

Lifestyle
Mikel Dusi është një ‘pica-men’ nga Ozone Park, ndërsa shpreson që të bëhet ylli i ardhshëm i zanatit që e kryen.
“Mikey Boy” është një piceri e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mikeli, një shqiptar që jeton në SHBA, është duke u munduar ta realizojë një film të metrazhit të gjatë, i cili do t’i përfshinte tre kontinente, për t’iu shmangur martesës së ‘aranzhuar’ në Shqipëri.
Ai e kaloi krejt fëmijërinë duke përgatitur pica në picerinë familjare ‘Galleria Pizza’ në 101st Ave, në Ozone Park.
“Mikey Boy” është hapur të premten, më 1 nëntor.
Dusi ka treguar se është takuar me personalitete të njohura shqiptare, përfshirë këtu edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.