Phil Foden fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri i vitit”

Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden është shpallur lojtari më i mirë i ri i vitit 2021.

Sport

06/06/2021 21:13

Anglezi ka shkëlqyer me “Qytetarët” këtë edicion duke qenë titullar i padiskutueshëm, shkruan lajmi.net.

Foden ka ndihmuar shumë Cityn për të fituar Premierligën dhe Carabao Cup, derisa zhvilloi ndeshje të mirë edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposhten nga Chelsea.

Ndërkohë, sonte (e diele), Foden fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.

Këtë edicion, Foden ka bërë 50 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 16 gola dhe 10 asistime./Lajmi.net/