Petagna bën heroin, Napoli fiton ndaj Sampdorias

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Sampdorias, sfidë e vlefshme për xhiron e 21-të në Seria A.

Sport

09/01/2022 18:24

“Napolitanët” triumfuan me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi mesfushori Andrea Petagna, që shënoi gol mjaftë të bukur, me portierin që mbeti i shtangur (43′).

Në fakt, Napoli gjeti edhe një herë golin përmes Jesus, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Në përgjithësi, skuadra vendase ishte dominante në të gjitha aspektet, por u mungoi vetëm konkretizimi i aksioneve.

Ndërkohë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi paraqitje solide, duke qenë i pranishëm në gjithë ndeshjen.

Me këtë fitore, Napoli mban pozitën e tretë me 43 pikë, derisa Sampdoria renditët në pozitën e 15-të me 20 sosh./Lajmi.net/