Pesë vjet nga vendimi i GJND-së, ai nuk u shfrytëzua sa duhet
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti dhe Ibrahim Gashi kanë vlerësuar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës ka qenë dhe mbetet në nga aktet më të rëndësishme për shtetin tonë.
Lajme
Mirëpo, sipas tyre, ky vendim nuk është shfrytëzuar sa duhet dhe në mënyrën e duhur nga institucionet e Kosovës.
Ata kanë thënë për ‘Epokën e re’ se edhe sot, pesë vjet pas, vendimi i GJND-së mund të shërbejë si argument më i fuqishëm për ta promovuar shtetësinë e Kosovës gjithandej në botë.