Pesë raste pozitive me COVID-19 në Inter
Gjatë ditës së sotme përmes një komunikate për shtyp, klubi i Interit ka njoftuar se janë infektuar drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta.
Sport
Drejtori Sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik kanë dalë pozitiv me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Deri tani nuk është njoftuar për ndonjë lojtar të prekur nga virusi.
“Të gjithë menaxherët dhe i gjithë grupi i ekipit do të ndjekin procedurat e përcaktuara në protokollin shëndetësor”, shkroi në njoftim./Lajmi.net/
? | COMMUNICATION
The two Managing Directors, Alessandro Antonello and Giuseppe Marotta, Sporting Director Piero Ausilio, Club lawyer Angelo Capellini and a member of the technical staff test positive for COVID-19.
? https://t.co/10OReFOuPZ#FCIM
— Inter (@Inter_en) February 25, 2021