Pesë ndeshjet e ‘çmendura’ të Kosovës

Pandemia e koronavirusit ka paralizuar botën e sportit.

Sport

31/03/2020 22:11

Kjo tifozëve u jep mundësi të kthehen në retrospektivë, për të shikuar të kaluarën në futboll.

Këto ditë, të izoluar në shtëpi, janë të mira për t’u kthyer në kohë, për të parë ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, duke filluar nga ajo me Finlandën, e vlefshme për kualifikim për Kupën e Botës së vitit 2018, ku morën një barazim në udhëtim.

Pastaj të vazhdohet me ndeshjet e Ligës së Kombeve, por edhe me ecurinë emocionuese drejt Kampionatit Evropian.

Lajmi.net sjellë pesë ndeshjet e “çmendura” të Kombëtares së Kosovës:

Finlanda 1:1 Kosova:

Sigurisht se të gjithëve u kujtohet kjo ndeshje. Ishte ndeshja e parë zyrtare për Kosovën, e cila tani niste rrugëtimin e saj ndërkombëtar. Asokohe garonim në kualifikimet e Kupës së Botës 2018. Ndeshjën e parë luanim në Finlandë, ku morëm një pikë që atëherë ishte shumë e madhe. Pasi Dardanët gjenin vetën në disavantazh qysh në minutën e 18’ (Arajuuri), arrinim të barazonim rezultatin me anë të Valon Berishës, i cili shënonte nga penalltia, në minutën e 60’. Rastet nuk na munguan, por në fund dolëm vetëm me një pikë, që ishte e vetmja e asaj kampanje, shkruan lajmi.net.

YouTube player

Kosova 4:3 Letonia:
Ishte ndeshja e parë që Kosova e luante pa Albert Bunjakin në stol. Muharrem Sahiti drejtonte skuadrën në ndeshjen e parë, e cila do të niste progresin e madh të Dardanëve. 11 minuta në ndeshje dhe Kosova gjente vetën në disavantazh, pas golit të Glebs Kluskins.
Reagimi ishte i shpejtë, kur pas dy minutave barazonte Amir Rrahmanin. Mysafirët shënojnë përsëri në minutën e 30’, me anë të Sabala, kurse Muriqi shënon në minutën e 45’ për barazimin e dytë, që nuk do të ishe i fundit, shkruan lajmi.net.
Pjesa e dytë e takimit tregon dramën e vërtetë. Minuta e 59’ është ajo kur Sabala regjistrohet për herë të dytë në listën e realizatorëve, duke kaluar Letoninë në epërsi prej 2:3, kurse në minutën e 86’, Kosova barazon falë gabimit të portierit mysafir. Minuta e 94 shënon minutën e përmbysjes, me golin e fitores së Kosovës, të shënuar nga Besar Halimi.

YouTube player

Kosova 4:0 Azerbajxhani

Ndeshja vendimtare për grupin 3 të Ligës D, në Ligën e Kombeve, luhej në ‘Fadil Vokrri’. Kosova priste kundërshtarin kryesor të grupit, Azerbajxhanin, pasi kishin marrë një pikë nga ta në udhëtim. Duhej fitorja.
Me të filluar ndeshja, pas vetëm dy minutave, Arbër Zeneli i jep mirëseardhjen azerëve në Prishtinë. Ky do të ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Kosova dhuron spektakël. Zeneli shënon golin e dytë personal kur luhej minuta e 50’, kurse Rrahmani ngrit epërsinë në tri gola, pasi realizon me kokë, në minutën e 61’. Krejt në fund, Arbër Zeneli kompleton het trikun e tij për një prej fitoreve më spektakolare të Kosovës.

YouTube player

Bullgari 2:3 Kosovë

Ëndrra drejt Euro 2020. Kosova barazon dy  ndeshjet e para; kundër Malit të Zi dhe kundër Bullgarisë, dhe shkon në udhëtim në Sofje. Gjithçka nis për mrekulli për Dardanët, të cilët kalojnë në epërsi pas vetëm 14 minutave lojë, me anë të Milot Rashicës. Dy minuta para fundit të pjesës së parë, Ivelin Popov barazon rezultatin, me skuadrat që shkojnë në pauzën 15 minutëshe me rezultatin baras. Fillimi i pjesës së dytë i jep një dush të ftohtë Kosovës, kur Dimitrov realizon për 2:1. Tani, të gjitha forcat do të kalonin tek sulmi. Nuk vonon shumë dhe në skenë del gjiganti Vedat Muriqi, i cili në minutën e 64’ barazon shifrat në 2:2. Kulmi i emocioneve arrihet në minutën e 92’, kur pas shumë rasteve të humbura, Elbasan Rashani shënon golin e tri pikëve të mëdha të Sofjes, shkruan lajmi.net.

Kosova 2:1 Republika e Çekisë

Ndeshja e luajtur dje, e cila elektrizoi Dardanët. Pas një fillimi aspak të mirë, ku Patrik Schick ndëshkon Dardanët qysh në minutën e 15’, Kosova merr kontrollin e lojës për të bërë një tjetër përmbysje të madhe. Vedat Muriqi është i pari që tund rrjetën e çekve, pas vetëm 5 minutave në disavantazh. Goli i fitores për Kosovën vije në minutën e 67’ me anë të mbrojtësit të krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda. Sigurisht, Kosova do të vazhdojë të na dhurojë emocione edhe në të ardhmen, ndoshta më të mëdha se këto. Por, në fund, secila ndeshje ka vendin e saj. Historia po bëhet, Dardanët po marshojnë furishëm drejt sukseseve./Lajmi.net/

YouTube player