Pesë këngë zie për Mandelën

Nelson Mandela ishte inspirim për këngëtarët më të famshëm botërorë. Për të u mbajtën koncerte antologjike. Lajmi.net sjell këngët që ia dedikuan U2, Simple Minds, Santana, Tracy Chapman, Public Enemy.

ShowBiz

05/12/2013 22:30

Nelson Mandela, lideri legjendar i Lëvizjes Kundër Apartheidit, i cili vdiq në moshën 95 vjeçare, u shndërrua në sinonim të luftës për liri dhe barazi.

Fati i tij u bë preokupim i shumë artistëve të cilët u inspiruan nga ai.

Më 11 Qershor 1988, në Wembley të Londrës, u mbajt koncerti me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Mandelës, në të cilin morën pjesë yjet më të famshëm globalë: Stevie Wonder, Dire Straits, Eric Clapton, Bee Gees, Peter Gabriel, Whitney Houston, Sting, George Michael, Eurythmics, Joe Cocker, Wet Wet Wet, Midge Ure, Phil Collins, Bryan Adams, Youssou N’Dour, UB40, Simple Minds, Tracy Chapman, Paul Young, etj.

Koncerti u transmetua në 67 shtete dhe u përcoll nga 600 milionë shikues.

Me Stevie Wonder.

 

Me Michael Jackson. Me Peter Gabriel. Me Simple Minds.

 

Edhe për ditëlindjen e tij të 90’të (në vitin 2008), në Londër u mbajt një koncert ku performuan Amy Winehouse, Jivan Gasparyan, Queen dhe Paul Rodgers, Annie Lennox, Simple Minds, Zucchero, Leona Lewis, Will Smith, Eddy Grant, Josh Groban, etj.

Në vitin 2003, në Cape Town u organizua koncerti 46664 (që ishte numri identifikues i Mandelës gjatë 25 viteve të qëndrimit në burg), për të mbledhur fonde në luftën kundër AIDS, në të cilin morën pjesë Peter Gabriel, Bob Geldof, Queen (Brian May dhe Roger Taylor), U2 (Bono dhe The Edge), Yusuf Islam, Eurythmics, Robert Plant, Youssou N’Dour, Zucchero, Anastacia, Beyonce, The Corrs, etj.

Lajmi.net ju sjell disa nga këngët që i janë dedikuar Nelson Mandelës.

1. U2 – Ordinary Love

2. Simple Minds – Mandela Day

3. Tracy Chapman – Freedom Now

4. Public Enemy– Prophets of Rage

5. Carlos Santana – Mandela

 

A.M.