Përzgjedhësi i Argjentinës tregon nëse Messi është i gatshëm të luajë

Argjentina po përgatitet për ndeshjen e dyfishtë ndaj Uruguait dhe Brazilit për kualifikueset për Katar 2022.

Sport

11/11/2021 17:41

Në prag të këtyre dy ndeshjeve, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni foli në një konferencë për shtyp.

Scaloni ka konfirmuar se Leo Messi po ndihet mirë dhe ai mund të luajë në këto ndeshje.

“Leo është mirë, u stërvit dje. Ai ishte duke u përmirësuar, ditët e para bëri punë të diferencuara, pastaj u intensifikua më shumë dhe është në dispozicion. Sot pasdite bëjmë një tjetër stërvitje dhe nëse kushtet janë të mira e dini se çfarë mendoj unë. Sot pasdite ne do të marrim vendimin e fundit. Në parim ai është mirë”, tha trajneri për kushtet e Messit.

Messi ka eliminuar problemin e gjurit që e detyroi të humbasë ndeshjet kundër Bordeaux dhe Leipzig, por ka bërë vetëm 8 paraqitje deri më tani me PSG-në, nga të cilat 5 në ligë, ku ende nuk ka gjetur rrjetën, dhe tri në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi një marrëdhënie me Leonardon, sepse Walter Samuel kishte qenë shok i tij dhe ata folën së fundmi. Pozicioni i tyre është i kuptueshëm, për shkak të asaj që po ndodh me garat kualifikuese dhe Copa América. Për klubet ka shumë ndeshje jashtë vendit me kombëtaret dhe kjo është ajo që po diskutojmë me FIFA-n, duhet ta thërrasim dhe nëse është në dispozicion, do ta lëmë të luajë”, ka përfunduar Scaloni. /Lajmi.net