Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër

Është përuruar ura e re e dedikuar për këmbësorë, mbi lumin Ibër, e cila lidh Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut. Përurimi është bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi e kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci. Ai ka thënë…

Lajme

17/12/2025 16:47

Është përuruar ura e re e dedikuar për këmbësorë, mbi lumin Ibër, e cila lidh Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut. Përurimi është bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi e kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

Ai ka thënë se Mitrovica është qytet i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës, derisa ka thënë se vazhdojnë thirrjet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër.

Kjo është ura e dytë që është hapur mbi lumin ibër. E para ishte hapur më 26 gusht e cila mundëson edhe qarkullimin për automjete.

Ministri në detyrë, Durmishi tha se hapja e saj ishte bërë në afat rekord, derisa për urën e re tha se është një vepër arti që, sipas tij, do ta madhështojë hapësirën mbi lumin Ibër.