Përurohet Qendra e Trashëgimisë Kulturore në Deçan, Ramosaj: Dëshmi e ruajtjes së vlerave të të kaluarës
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar sot se është përuruar Qendra e Trashëgimisë Kulturore në këtë komunë. Siç njofton Ramosaj përmes një postimi në Facebook, kjo qendër është një dëshmi e angazhimit të tyre për të ruajtur identitetin dhe vlerat që i lidhin me të kaluarën, duke krijuar një urë të fortë…
Lajme
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar sot se është përuruar Qendra e Trashëgimisë Kulturore në këtë komunë.
Siç njofton Ramosaj përmes një postimi në Facebook, kjo qendër është një dëshmi e angazhimit të tyre për të ruajtur identitetin dhe vlerat që i lidhin me të kaluarën, duke krijuar një urë të fortë me të ardhmen.
Ramosaj ka shkruar se në këtë qendër do të kemi mundësi të ndërveprojmë me historinë tonë përmes ekspozitave, seminareve dhe aktiviteteve të ndryshme edukative që do të zhvillohen për të gjitha grupmoshat.
“Kjo qendër do të jetë një vend i hapur për të gjithë, një pikë takimi për historianët, artistët, studentët dhe çdo qytetar që e ndien veten pjesë të këtij rrëfimi të përbashkët kulturor. Falënderoj Ministrin Damka për realizimin e këtij projekti dhe Drejtorin për Zhvillim Ekonomik, z. Isuf Demhasaj për punën e pandalshme. Tani e kemi detyrë që ta mbajmë të gjallë këtë frymë dhe ta pasurojmë vazhdimisht me kontributet tona”, ka shkruar Ramosaj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: