Armë, drogë, para dhe iPhone 17 – çfarë gjeti policia në një shtëpi në Pejë?
Një person është arrestuar në Pejë, pasi policia ka sekuestruar drogë, armë, para dhe pajisje të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së tij. Rasti ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 13:05. Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse janë gjetur 302.2 gramë substancë e dyshuar narkotike…
Lajme
Një person është arrestuar në Pejë, pasi policia ka sekuestruar drogë, armë, para dhe pajisje të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 13:05.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse janë gjetur 302.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pistoletë dhe 3 fishekë.
Po ashtu, policia ka konfiskuar një peshore digjitale, një telefon iPhone 17, 325 euro para të gatshme dhe një sasi të konsiderueshme qesesh për paketimin e substancave narkotike.
I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.