Personi që shkatërroi automjetin e mjekëve të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, burgoset për 12 muaj
Një burrë që shkatërroi makinat e mjekëve të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, teksa ishin parkuar jashtë një spitali, është burgosur për një vit.
Fun
Callum Wood, 31-vjeçar, u kap në Spitalin Universitar James Cook të Middlesbrough dhe ju dha një dënim prej 12 muajsh burgim, raporton “Metro”, transmeton lajmi.net.

Një ndihmëse e kujdesit shëndetësor mbaroi një ndërrim 12 orësh në reparte dhe e gjeti dritaren e xhamit të saj të copëtuar. Punonjësit e tjerë të NHS gjithashtu gjetën që automjetet e tyre u shkatërruan.
Pas dëmtimeve të bëra, Wood është dënuar me 12 muaj burgim si pasojë e veprimit të bërë në makinat e mjekëve të cilët po japin jetën e tyre që të shpëtojnë njerëzit nga Covid-19. /Lajmi.net/
