Përse duhet të hanë hurme personat që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut

Ka mënyra të ndryshme të shijimit të hurmave të Arabisë.

Lifestyle

12/09/2019 13:39

Mund t’i përdorni kur përgatisni ëmbëlsira ose dhe thjesht t’i shijoni ashtu siç janë.  Blerja e këtyre frutave të ëmbla është po aq e lehtë sa dhe ruajtja/magazinimi i tyre. Sidomos, nëse kërkoni ato të cilat nuk kanë shtresa sheqeri, ju mund të përfitoni nga shumë benefite që ato kanë, transmeton Gazeta Shëndeti.

Konsumimi i hurmave të Arabisë  është  shumë  i mirë për të gjithë ata që duan të mbajnë trupin në formë ose të bien nga pesha. Kjo sepse ky frut i ëmbël përmban pak yndyrë dhe nuk ka kolesterol.  Hurmat e Arabisë janë perfekte për t’u ngrënë mes vakteve  ose si ëmbëlsirë  jo vetëm nga ata që duan të mbajnë linjat, por për të gjithë ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Një  tjetër të mirë që hurmat e Arabisë kanë është se përmbajnë fibra të tretshme, të cilat mbrojnë shëndetin kardiovaskular. Fibrat e tretshme parandalojnë formimin e pllakës bakteriale dhe kolesterolit në arterie.  Hurmat e Arabisë kanë dhe fibra të patretshme, nga të cilat largojnë toksinat në zorrë, duke shmangur kapsllëkun  dhe duke ndihmuar në një sistem  më të shëndetshëm të tretjes.

Ato janë një burim shumë i mirë energjie. Vërtet që janë të ëmbla për shkak të përmbajtjes  së sheqerit, megjithatë, sheqeri që ato përmbajnë  nuk është  si ai që përdoret për të pjekur dhe për të përpunuar ushqimet e tjera të ëmbla.

Për të nisur mirë ditën, shtoni tërshërës hurma arabie çdo mëngjes. Në çdo kohë ushqyerja me hurma të Arabisë  është mënyra më e mirë për të rifituar energjitë. Ato nuk janë të mira vetëm për të dhënë energji. Për shembull,  furnizojnë trupin me hekur dhe minerale të duhura për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Hekuri ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, si dhe parandalon zhvillimin e anemisë.

Gjithashtu ato janë të pasura edhe në kalcium, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe kockave. Ato gjithashtu përmbajnë magnez, që është i domosdoshëm për funksionimin e muskujve dhe sistemit nervor. Kjo lëndë ushqyese është shumë e rëndësishme edhe për forcimin e kockave.

Bakri, zinku dhe magnezi, tre lëndë ushqyese tek frutat që luajnë rol në sistemin imunitar. Hurmat e Arabisë janë të pasura edhe në vitaminë A, e cila është shumë e mirë për shëndetin e syve.  Ky antioksidues  ka një rol kyç kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shikimit dhe parandalimin e degjenerimit makular që lidhet me moshën.

Hurmat e Arabisë përbëhen dhe nga vitamina K, lëndë ushqyese që nxit forcimin e muskujve. Vitamina K është e mirë dhe për  parandalimin  e prostatës, kancerit të mëlçisë dhe leucemisë.  Ky fryt duhet të shërbehet rregullisht  në tavolinë dhe të jetë i  gjindshëm në kuzhinë.  Meqenëse janë të shijshme, si fëmijët dhe të rriturit mund të përfitojnë nga vlerat ushqyese si dhe nga benefitet shëndetësore që ato ofrojnë.