Përplasje mes NBA dhe NBPA – kërkohet ‘gjymtimi’ i pagave të lojtarëve, vjen edhe reagimi

NBA dhe NBPA janë futur në negociata për pagat e lojtarëve.

Sport

03/04/2020 22:28

NBA ka nisur një sugjerim për asociacionin e lojtarëve të kësaj lige, lidhur me pagat e lojtarëve.

Në kohën e koronavirusit kur gjithçka vazhdon të jetë e pezulluar, kriza ekonomike është e pashmangshme, dhe NBA po synon që këtë ta përballojë duke reduktuar pagat e lojtarëve.

Shams Charania raporton se NBA ka propozuar për NBPA që lojtarët të kenë 50% zbritje në paga, duke filluar nga 15 prilli, transmeton lajmi.net.

Këtij propozimi i ka reaguar NBPA, duke propozuar një zbritje prej vetëm 25%.

Sipas propozimit të NBPA, kjo masë do të aplikohet nga mesi i muajit maj. Mbetet të shihet cili do të jetë dakordimi final. /Lajmi.net/