Përpin gjithçka: Zbulohet vrima e zezë gjigante, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim

Një vrimë e zezë, që supozohet të jetë 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim, është zbuluar duke ngritur pikëpyetje të mëdha në mesin e komunitetit të astronomëve.

Fun

05/07/2020 19:50

Në revistën periodike të Akademisë Mbretërore Astronomike të Mbretërisë së Bashkuar, u publikuan fakte mbi vrimën e zezë gjigante të sapozbuluar, e cila u konstatua fillimisht në vitin 2018 dhe u studiua për 2 vite rresht, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët evidentuan se kjo vrimë e zezë është 8000 herë më e madhe se vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë. Vrima e re e zezë është 34 miliardë herë më e madhe se Dielli.

Revista bën të ditur se ky gjigant kozmik përmes fushës gravitacionale është në gjendje të thithë dhe përpijë çdo gjë që gjen përpara, përfshirë këtu edhe dritën.

Megjithatë kjo vrimë ndodhet miliarda vite dritë larg sistemit tonë diellor. Mbetet ende mister fakti pse dhe si është krijuar kjo vrimë e zezë dhe kur. /Lajmi.net/