Përparimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së “sjell rrezik për ndarje të reja” në rajon

Ekziston optimizëm për anëtarësimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Malit të Zi dhe Shqipërisë, në Bashkimin Evropian (BE), u tha në një panel diskutimi për zgjerimin e Bashkimit Evropian, i organizuar në kuadër të forumin ndërkombëtar, GLOBSEC në Pragë. Megjithatë, pjesëmarrësit në panel vlerësuan se anëtarësimi i këtyre dy vendeve në BE mund të…

Lajme

23/05/2026 15:10

Ekziston optimizëm për anëtarësimin e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Malit të Zi dhe Shqipërisë, në Bashkimin Evropian (BE), u tha në një panel diskutimi për zgjerimin e Bashkimit Evropian, i organizuar në kuadër të forumin ndërkombëtar, GLOBSEC në Pragë.

Megjithatë, pjesëmarrësit në panel vlerësuan se anëtarësimi i këtyre dy vendeve në BE mund të çojë edhe në thellimin e ndarjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu u tha se zgjerimi i BE-së në këtë rajon do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për vendet kandidate, por edhe për sigurinë dhe ekonominë e vendeve të BE-së.

Panel i diskutimit me titull “Nga politikat te njerëzit: siguria dhe mundësitë përmes bashkëpunimit rajonal dhe zgjerimit të BE-së” u mbajt në kuadër të forumit për sigurinë GLOBSEC, i cili zhvillohet në Pragë nga 20 deri më 23 maj 2026.

Njerëzit nga Ballkani Perëndimor ende e shohin të ardhmen e tyre në BE

Pavle Jankoviq nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, theksoi se hulumtimet që kjo organizatë kryen në vendet e Ballkanit Perëndimor tregojnë se qytetarët e këtij rajoni e konsiderojnë të rëndësishme si bashkëpunimin rajonal, ashtu edhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Hulumtimi Barometri për Ballkanin i vitit 2025, i realizuar nga ky këshill, tregon se në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2025 është rritur mbështetja e qytetarëve për anëtarësimin në BE.

Sipas hulumtimit, 64 për qind e qytetarëve të të ashtuquajturës “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” (Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut) mendojnë se anëtarësimi në BE do të ishte pozitiv për ta, që është për 10 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.

Mbështetja më e lartë për anëtarësim në BE është në mesin e qytetarëve të Shqipërisë (86 për qind) dhe Kosovës (78 për qind). Nga ana tjetër, mbështetja më e ulët në rajon është në Serbi, me 42 për qind.

Hulumtimi tregon gjithashtu se shumica e qytetarëve bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor e shohin si “një nxitës të rëndësishëm të progresit” në fusha si politika, ekonomia, siguria dhe mirëqenia e përgjithshme.

“Kjo na tregon se, pavarësisht frustrimeve, reformave të ngadalta dhe tensioneve politike, njerëzit ende e shohin të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Por, ata presin më shumë sesa deklarata, presin vende pune, lëvizshmëri, siguri, parashikueshmëri, më pak korrupsion dhe më shumë mundësi”, u shpreh Jankoviq.

Ai dha shembuj të bashkëpunimit praktik në rajon që kanë rëndësi për qytetarët e zakonshëm, si heqja e tarifave roaming brenda Ballkanit Perëndimor ose mundësia për të udhëtuar me letërnjoftime brenda rajonit.

Rreziku që “suksesi i disave të bëhet problem për të tjerët”

Jankoviq paralajmëroi se bashkëpunimi rajonal duhet të vazhdojë edhe pasi disa nga këto vende të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“E ardhmja e anëtarësimit të një ose dy ekonomive të Ballkanit Perëndimor në BE nuk duhet të krijojë ndarje të reja në rajon. Nëse Mali i Zi përparon i pari, ndërsa Shqipëria e ndjek, bashkëpunimi rajonal nuk duhet të dobësohet, por të bëhet më relevant dhe më fleksibil”, tha ai.

Christian Schmidt, përfaqësuesi i lartë në largim në Bosnjë e Hercegovinë, u pajtua me Jankoviqin.

“Mendoj se Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë një shembull suksesi në vitet e ardhshme, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm që suksesi i disave të mos bëhet problem për të tjerët”, theksoi ai.

Husein Bagci, profesor në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, shtoi se është po ashtu e rëndësishme që qytetarët e vendeve të Ballkanit të kenë një pozicion të barabartë kur të hyjnë në BE, dhe të mos ndihen “si një palë shtesë që BE-ja e pranon me mëshirë”.

Cilët janë tre skenarët e mundshëm?

Ana Krstinovska nga Fondacioni helen për Politik të Jashtme dhe Evropiane, tha se janë tre skenarë të mundshëm për dekadën e ardhshme.

Skenari më optimist është ai në të cilin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor bëhen anëtare me të drejta të plota në BE.

Skenari i dytë, “i mesëm”, do të ishte ai në të cilin vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria bëhen anëtare në dekadën e ardhshme. Krstinovska tha se pajtohet me pjesëmarrësit e tjerë në panel se kjo mund të krijojë një vijë të re ndarjeje në rajon, por nga ana tjetër do të ishte një sinjal se politika e zgjerimit ekziston ende, si dhe një motivim për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që t’u qasen më seriozisht reformave të tyre.

Skenari i tretë, sipas saj, është më i pafavorshmi si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin Evropian – një skenar në të cilin asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëhet anëtare e BE-së.

Krstinovska vlerësoi se BE-ja tashmë po humb për shkak se nuk është zgjeruar në Ballkanin Perëndimor. Ajo përmendi si shembull prodhimin e lëndëve të para kritike.

“Në raport me madhësinë e tij, Ballkani Perëndimor është një prodhues i rëndësishëm i bakrit. Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij bakri, veçanërisht nga Serbia, përfundon në Kinë – në duart e një prej konkurrentëve më të mëdhenj ekonomikë të BE-së. Ndërkohë, BE importon bakër nga Amerika Latine, Brazili dhe Kili, gjë që sjell kosto të mëdha logjistike, por edhe rreziqe shtesë të lidhura me pasigurinë gjeopolitike globale”, shpjegoi Krstinovska.

Ajo tha se Ballkani Perëndimor sot siguron rreth 3 për qind të nevojave të BE-së për bakër, dhe se kjo përqindje mund të rritet në 8 për qind.

Krstinovska përmendi gjithashtu një shembull të ngjashëm që vlen për aluminin, “veçanërisht nga Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, i cili gjithashtu përfundon në masë të madhe në Kinë”.

Zhvillim i pabarabartë në rrugën drejt BE-së

Panelistët shprehën disa herë optimizëm për anëtarësimin e shpejtë të Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këto dy vende janë veçuar si udhëheqëse në procesin e integrimeve evropiane – Mali i Zi është më afër anëtarësimit, me të gjitha kapitujt e hapur dhe synimin për t’i mbyllur negociatat deri në fund të vitit 2026, ndërsa Shqipëria po përparon më shpejt në rajon, edhe pse ende nuk ka hyrë në fazën e mbylljes së kapitujve.

Në anën tjetër, Serbia përballet me një stagnim që nga viti 2021 për shkak të një kombinimi faktorësh – kryesisht marrëdhënieve me Kosovën, por edhe problemeve në sundimin e ligjit, gjendjen e demokracisë dhe harmonizimin me politikën e jashtme të BE-së. Katër vjet pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Serbia mbetet ndër vendet e pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Negociatat e anëtarësimit janë të bllokuara edhe në rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila, pavarësisht kompromiseve të mëdha që ka bërë, si ndryshimi i emrit të shtetit me kërkesë të Greqisë, mbetet e bllokuar në rrugën evropiane, për shkak të një mosmarrëveshjeje me Bullgarinë.

Në faza më të hershme të procesit ndodhen Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova, ku përparimi kufizohet nga sfida strukturore dhe politike.

Bosnja dhe Hercegovina nuk i ka zbatuar plotësisht asnjë nga 113 reformat kyç të parashikuara në Agjendën e Reformave të miratuar nga Komisioni Evropian në dhjetor të vitit të kaluar. Shteti është zotuar të realizojë reforma në 26 fusha me gjithsej 113 masa deri në vitin 2027, ku një pjesë e rëndësishme lidhet me forcimin e drejtësisë.

Kosova ende nuk ka statusin e shtetit kandidat, kjo kryesisht për shkak të çështjeve të pazgjidhura me Serbinë dhe faktit që pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj. Gjatë një vizite të fundit në Kosovë, komisionarja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, theksoi se shumë reforma kanë ngecur për shkak të dy palë zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 2025.

Në një non-paper të parë nga Radio Evropa e Lirë, thuhet se qasja “hap pas hapi” do të nxiste integrimin ekonomik dhe harmonizimin të rregullave, duke ruajtur perspektivën e anëtarësimit të plotë.

Idenë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian në shkurt 2026 e kanë paraqitur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një tekst të përbashkët për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ata thanë se vendet e rajonit nuk duhet të marrin menjëherë anëtarësim të plotë politik në BE, por fillimisht të integrohen në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Shengen. REL