Bie fasada në një objekt në Prishtinë, Komuna bën apel te qytetarët për kujdes

Drejtoria e Emergjencave në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka rënë fasada e një objekti banesor tek rruga “UÇK” në kryeqytet. Ata kanë njoftuar se janë duke intervenuar. “Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut…

Lajme

23/05/2026 15:22

Drejtoria e Emergjencave në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka rënë fasada e një objekti banesor tek rruga “UÇK” në kryeqytet.

Ata kanë njoftuar se janë duke intervenuar.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar dhe, gjatë kohës kur ekipet emergjente janë në intervenim, të largohen nga zona e rrezikut dhe të respektojnë perimetrin e sigurisë, me qëllim të shmangies së çdo incidenti apo lëndimi të mundshëm. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: