Përparim Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish me pretendime se Qeveria e Kosovës po bllokon komunat, përfshirë kryeqytetin të cilin e drejton. Ai ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes po e bllokon ndërtikmin e kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimin “Agim Ramadani”. Rama më parë ka thënë se do të jetë pjesë e protestës së…

Lajme

30/08/2026 21:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish me pretendime se Qeveria e Kosovës po bllokon komunat, përfshirë kryeqytetin të cilin e drejton.

Ai ka thënë se pushteti i Vetëvendosjes po e bllokon ndërtikmin e kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimin “Agim Ramadani”.

Rama më parë ka thënë se do të jetë pjesë e protestës së komunave më 1 shtator para Qeverisë.

Postimi i plotë:

VETËVENDOSJE BLLOKON NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT “ADEM JASHARI” DHE NËNKALIMIT “AGIM RAMADANI” NË KRYEQYTET!

Projektin që e largon trafikun nga sipërfaqja dhe krijon një shesh të ri publik pranë Xhamisë, Muzeut Kombëtarë dhe Qytetit të Vjetër!

Projektin që i hap rrugë edhe ndërtimit të Kompleksit “Adem Jashari”, i cili i ka kaluar të gjitha proceset e nevojshme me Kryeqytetin.

TË DY PROJEKTET JANË GATI.

PROCEDURAT JANË KRYER.

MBETET VETËM TË NISË NDËRTIMI.

Vetëvendosje prapë BLLOKON. Jashtëligjshëm!

Kujt po i konvenon një Kosovë pa zhvillim?

Kush po e zbaton planin me e bo Kosovën me u duk si “Kandahar”?  Me urdhër të kujt po bllokohet Kryeqyteti?

Mbi 300,000 qytetarëve të Kryeqytetit i keni borxh përgjigje se cilën agjendë po e zbaton