Përparim Rama-Vetëvendosjes: Udhëzojeni Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, dyert tona janë të hapura për organet e drejtësisë
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje që dje bëri kallëzim penal ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë në Prokurorinë Speciale. Rama sot me anë të një postimi fillimisht i ka përgëzuar zyrtarët e VV-së që kanë filluar t’i drejtohen Prokurorisë, transmeton lajmi.net. Pastaj, ka kërkuar që t’i thonë…
Lajme
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje që dje bëri kallëzim penal ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë në Prokurorinë Speciale.
Rama sot me anë të një postimi fillimisht i ka përgëzuar zyrtarët e VV-së që kanë filluar t’i drejtohen Prokurorisë, transmeton lajmi.net.
Pastaj, ka kërkuar që t’i thonë kryeministrit në detyrë, kryetarit të partisë së tyre, Albin Kurti që t’i përgjigjet thirrjes së Prokurorisë për dëshmi.
“E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim.”, tha fillimisht Rama.
Ai shtoi se dyert e Komunës së Prishtinës janë të hapura për organet e drejtësisë.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi.
E para, po m’vjen mirë që më në fund po i drejtoheni Prokurorisë. Është lajm i mirë. Tash udhëzojeni edhe Kryeministrin t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse ka më shumë se dy vjet që nuk i përgjigjet ftesës për intervistim.
E dyta, dyert e Kryeqytetit kanë qenë dhe mbeten të hapura për organet e drejtësisë. Garantojmë bashkëpunim të plotë, transparent dhe institucional për çdo kërkesë të Prokurorisë, si gjithmonë, padiskutim.
Pas vendimit të Prokurorisë, do t’i ndërmarrim pa asnjë hezitim të gjitha veprimet dhe procedurat ligjore ndaj KUJDO që rezulton se ka shkelur ligjin!/lajmi.net/