Përparim Rama: LDK-ja duhet të qëndrojë e bashkuar, fokusi është demokracia dhe e ardhmja e vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje për unitet brenda partisë. Ai theksoi se LDK-ja duhet të ruajë frymën e bashkëpunimit dhe të mos e përqendrojë debatin te individët, por te sfidat me të cilat përballet vendi, raporton lajmi.net Sipas Ramës, prioritet duhet të…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke bërë thirrje për unitet brenda partisë.
Ai theksoi se LDK-ja duhet të ruajë frymën e bashkëpunimit dhe të mos e përqendrojë debatin te individët, por te sfidat me të cilat përballet vendi, raporton lajmi.net
Sipas Ramës, prioritet duhet të jetë mbrojtja e demokracisë dhe angazhimi kundër tendencave autokratike.
“LDK ka qenë bashkë, është bashkë dhe duhet me vazhdu bashkë. S’është për një person, as për mu as për dikë tjetër, është për të ardhmen e vendit, me e mbrojtë demokracinë në këtë vend, me e luftu autorkacinë. Këto janë temat, nuk është a është ky a është ai”, ka deklaruar Rama./Lajmi.net/