20-vjetori i themelimit të IPK-së, vlerësohet roli në forcimin e llogaridhënies dhe integritetit

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, ku udhëheqës institucionalë vlerësuan rolin e tij në forcimin e llogaridhënies, integritetit dhe besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, u tha se IPK-ja gjatë dy dekadave ka ndërtuar një mekanizëm të pavarur mbikëqyrës, duke trajtuar ankesa të…

Lajme

02/07/2026 12:44

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, ku udhëheqës institucionalë vlerësuan rolin e tij në forcimin e llogaridhënies, integritetit dhe besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, u tha se IPK-ja gjatë dy dekadave ka ndërtuar një mekanizëm të pavarur mbikëqyrës, duke trajtuar ankesa të qytetarëve, zhvilluar hetime dhe kontribuar në rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në Policinë e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Inspektorati Policor i Kosovës ka një nga detyrat më të vështira në një shtet demokratik, pasi kërkon llogaridhënie nga vetë institucionet shtetërore.

Ajo theksoi se IPK-ja e ka kryer këtë mision me përgjegjësi, duke dëshmuar se llogaridhënia nuk e dobëson Policinë, por e forcon atë.

“Inspektorati i Policisë së Kosovës është një institucion që nuk është kurrë i vetë. Të gjithë e dinë që ata të cilët janë heronj të shtetit tonë të mbeten të përgjegjshëm. Një nga detyrat më të vështira që një shtet demokratik mund t’ia ndërtojë vetë pra brenda vetes. Sepse është e thjeshtë të kërkosh përgjegjësi nga të tjerët. Por është shumë e vështirë që shteti ta vendosë të njëjtin standard mbi vetë institucionet e tij. Për ne të jetë me radhë ky Inspektorat e ka mbajtur atë premtim thelbësor. E ka kryer punën me përgjegjësi dhe me bindjen se llogaridhënia nuk e dobëson policinë por e forcon atë. Me bindjen se transparenca nuk e cenon autoritetin e uniformës por e bën atë të padiskutueshëm. Nëse një polici e mbikëqyrur me vëmendje dhe e drejtë është një polici që qytetari i ndien vetë. Prandaj edhe besimi në Policinë e Republikës së Kosovës dita ditës është në rritje e sipër”, tha ajo.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se IPK-ja është shndërruar në një institucion të besueshëm dhe garantues të integritetit të Policisë së Kosovës.

Ai u shpreh se përmes hetimeve, inspektimeve dhe mbikëqyrjes, IPK-ja ka dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se besimi i qytetarëve trajtohet me profesionalizëm dhe transparencë.

“Përgjatë 20 viteve të fundit, IPK është kthyer në një institucion të besueshëm, sponsorizuar si një garanci e integritetit të Policisë së Kosovës dhe i zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim, pa diskriminim e pa favorizim. Përmes mandatit të tij, hetimeve, inspektimeve dhe mbikëqyrjes, IPK ka dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin, dhe se besimi i qytetarëve i trajtohet me profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie. Kjo reflektohet edhe në anketat e fundit, ku Policia e Kosovës renditet ndër institucionet më të besueshme në vend, me 85.6 për qind. Secila nga rastet e ankesave është trajtuar me profesionalizëm, ndërsa aty ku janë konstatuar shkelje ligjore apo disiplinore, janë ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe të vendosura”, tha Kurti.