“Zhduket” i dënuari për vrasje- Pasi u lirua nga burgu i Dubravës për vikend, nuk u kthye më tek qelia
Një person është larguar nga Burgu i Dubravës për të kaluar fundjavën në shtëpinë e tij, por më nuk është kthyer. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës në Pejë për lajmi.net. Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion t’i informoj. “Nё kёtё rast kёrkojmё nga tё gjithё…
Lajme
Një person është larguar nga Burgu i Dubravës për të kaluar fundjavën në shtëpinë e tij, por më nuk është kthyer.
Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës në Pejë për lajmi.net.
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion t’i informoj.
“Nё kёtё rast kёrkojmё nga tё gjithё qytetarёt qё kush ka ndonjё informacion pёr vendndodhjen e tij tё na infomoj nё numrat e telefonit apo E-mail adresen: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]“, kanë thënë nga Policia në Pejë për lajmi.net.
Siç ka mësuar lajmi.net, i burgosuri që është larguar nga Burgu i Dubravës ishte i dënuar për vrasje. /Lajmi.net/