Përparim Rama në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së në Shkup: Forca jonë si popull qëndron te uniteti – Prishtina është me ju

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për shqiptarët që nesër do të protestojnë në Shkup në mbrojtje të UÇK-së. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur këtë një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave kombëtare që bashkojnë popullin shqiptar, transmeton lajmi.net. Ai rikujtoi se protestat vijnë…

Lajme

12/12/2025 10:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për shqiptarët që nesër do të protestojnë në Shkup në mbrojtje të UÇK-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur këtë një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave kombëtare që bashkojnë popullin shqiptar, transmeton lajmi.net.

Ai rikujtoi se protestat vijnë pas tubimeve të ngjashme në Prishtinë dhe Tiranë, dhe theksoi se do të jetë gjithmonë krah bashkëkombësve të tij. “Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, shkroi Rama.

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës nënvizoi se mbështetja ndaj veprimeve paqësore të shqiptarëve në të gjitha trevat është thelbësore për ruajtjen e vlerave kombëtare./lajmi.net/