Personi që humbi jetën në aksidentin në rrugën Suharekë–Shtime është një 28 vjeçar
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën Suharekë–Shtime, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mes fshatrave Duhle dhe Carralevë, ku një veturë e tipit BMW është përplasur me një autobus, njofton Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir…

Lajme
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në rrugën Suharekë–Shtime, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur mes fshatrave Duhle dhe Carralevë, ku një veturë e tipit BMW është përplasur me një autobus, njofton Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se viktima ishte pasagjer në automjet dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi.
Policia ka bërë të ditur se viktima është një mashkull 28-vjeçar.
Rruga Suharekë–Shtime është aktualisht e bllokuar për qarkullim, ndërsa njësitet kompetente janë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet.
“Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim”, ka shtuar zëdhënësi Bytyqi.