Përmbytjet në Bosnje e Serbi, 14 të vdekur (Video)

Reshjet e tri ditëve të fundit i kanë përmbytur dhjetëra qytete e fshatra në Bosnje e Serbinë Qendrore ndërsa numri i të vdekurve është së paku 14 persona.

Bota

17/05/2014 18:33

Ekipet e shpëtimit në Bosnje e Hercegovinë kanë gjetur shtatë trupa të pajetë në shtëpitë e përmbytura, si rezultat i reshjeve të mëdha në shtete të ndryshme të Ballkanit. 

Zyrtarët boshnjakë kanë njoftuar se në këtë vend kanë vdekur 11 persona derisa autoritetet serbe kanë njoftuar për tre të vdekur në territorin e tyre. 

Përmbytjet kanë bërë që niveli i ujit të jetë dy deri në tri metra mbi tokë. 

Policia, ushtria, zjarrëfikësit dhe vullnetarët, po ndihmojnë në shtëptimin e njerëzve, shumë mga të cilët po qëndrojn në kulmet e shtëpive të tyre. 

Dhjetëra mijëra banorë janë shpërngulur në zona më të sigurta.