Përleshje për fajde në Suharekë, dy të arrestuar dhe një i lënduar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nga fshati Dubravë komuna e Suharekës, si të dyshuar për shkaktim plagësh në një përleshje për motive fajdeje.

Lajme

16/06/2016 12:38

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës, pasi ata kishin sulmuar fizikisht dhe me një mjet të prehtë-thikë, viktimën mashkull, K/shqiptar.

Dyshohet se motivi i rastit ka të bëjë me ‘fajde’.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një shufër metalike dhe një automjet. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./ lajmi.net.