Përleshje mes dy shtetasve të Serbisë në një kafiteri në Kamenicë

Një incident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një kafiteri të Kamenicës. Bazuar në informacionet zyrtare, një shtetas i Serbisë, kishte sulmuar fizikisht një tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë ka…

Lajme

08/01/2026 09:57

Një incident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një kafiteri të Kamenicës.

Bazuar në informacionet zyrtare, një shtetas i Serbisë, kishte sulmuar fizikisht një tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë ka raportuar se deri sa ishte duke qëndruar në një kafiteri, ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull po ashtu shtetas i Serbisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.