Përleshje me thika në Prishtinë, tre të arrestuar
Tre persona janë arrestuar pas një përleshje, ku janë përdour thikat, e cila ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë.
Lajme
Policia e Kosovës raporton se dje në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, rreth 15:00, ka arrestuar tre të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e therur me thikë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistës në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.