Përleshje me thika e shkopinj druri në Fushë Kosovë, ndalohen për 48 orë tre persona – Prokuroria jep detaje
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se dje janë ndaluar tre persona me inicialet B.S, V.S dhe S.S. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Sipas Prokurorisë, dje rreth orës 17:00, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale, palët kanë eskaluar në përleshje fizike ku kanë përdorur edhe…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se dje janë ndaluar tre persona me inicialet B.S, V.S dhe S.S.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas Prokurorisë, dje rreth orës 17:00, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, pas një mosmarrëveshje verbale, palët kanë eskaluar në përleshje fizike ku kanë përdorur edhe thika dhe shkopinj druri, e disa persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre do të ndërmerren veprime të mëtejshme procedurale në përputhje me ligjin. Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në trajtimin e rasteve të tilla dhe në garantimin e sundimit të ligjit”, ka njoftuar Prokuroria. /Lajmi.net/